E Hënë, 2 Nëntor 2026

Birmani, shkon në 75 bilanci i viktimave nga tërmeti

Një seri lëkundjesh kanë goditur veriun e Tailandës, pas tërmetit prej 6,8 ballësh që goditi Myanmar, në kufi me Birmaninë dhe Tajlandën. Janë të paktën 75 të vdekur dhe 110 të plagosur pasojat e tërmetit dhe shumë demë materiale. Pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në një zonë malore në verilindje të Birmanisë, por numri pritet të rritet pasi ekipet e shpëtimit nuk kanë hyrë edhe në zonën ku ka ndodhur tërmeti. Autoritet lokale deklaruan se nga një lëkundje me magnitudë 5.5 u rregjistrua në Mae Sai, duke shkaktur dëme materiale.
Tërmeti i madh u regjistrua në të ashtuquajturin trekëndëshi i artë, mes Tajlandës, Birmanisë dhe Laos, e cila është një zonë e cila zonë malorë e vështirë për tu kaluar, dhe shërben për si treg ndërkufitar.
Epiqendra ishte rreth 110 km nga qyteti i Chian Rai, ku pati disa probleme edhe me linjat telefonike dhe shkatërroi 4 pagoda budiste.
Qeveria lokale i bëri thirrje personave që jetojnë në shtëpi të vjetra afër epiqendrës që të largohen ose, të njoftonë nëse shikojnë shenja shembjeje, pasi lëkundjet ende vazhdojnë në zonë.
Birmania është një nga vendet më të izoluara në Azi, e sunduar prej dekadash nga një regjim ushtarak.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›