Libi, ndalim-fluturimi mund të zgjasë 90 ditë
Ndalim fluturimi në libi është parashikuar që të zgjasë për një periudhën 90 ditore. Burime nga mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se plani mund edhe të zgjatet ose jo shkurtohet sipas nevojave. Misioni do të jetë në maksimumin e aktivitetit të tij brenda 48 orëve. Të njëjta burime sqaruan gjithashtu se NATO do marrë komandon e të gjitha operacioneve ushtarake në Libi, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të merret ditën e dielë. Pas këtij vendimi nuk do të ketë më një operacion, i udhëhequr nga vendet e koalicionit dhe NATO, por vetëm një komando nga ky i fundit. Ndërsa Franca ka konfirmuar se sulmet në Libi janë çështje javësh, dhe se shpreson që ato mos të zgjaten me muaj.
Ndëkohë që kanë vazhduar luftimet e ashpra në Tripoli dhe Adxhabija. Disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytet, ku kanë vazhduar bombardimet e vendeve perëndimore. Sipas raportimeve nga vendgjarja janë shkatërruar disa nga objektivat ushtarake dhe civile. Gjatë natës të tjera bombardime të koalicionit kanë qëlluar një objektiv në kryeqytet ndër të cilët edhe një ndër rezidancat bunker të Muamar Gadafit. Ndërkohë që BBC bëri me dije se rebelët libianë kanë marrë përforëcimet e tyre për të hyrë Adxhabija i cili është 160 km larg Bengazit. Sipas tyre nëse do të kishte më shumë bombardime nga koalicioni, ishte e sigurt që rebelët mund të kishin marrë edhe Adxhabijën. Edhe në Misurata i cili është qyteti i tretë në vend, ka pasur përleshje të ashpra, dhe sipas burimeve mjekësore rreth 109 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa 1300 të tjerë janë plagosur.
Shifra për viktimat kanë ardhur edhe nga rebelët sipas të cilëve, janë më shumë se 8 mijë viktima që nga nisja e protestave në 17 shkurt. Zëdhnësi i tyre Mustafa Geriani, ka mohuar se numri mund të jetë më i lartë. Ndërsa BE ka deklaruar se është e vendosur që do të zbatojë rezolutën 1973 për sanksione kudër Libisë . Të 27 vendet e BE kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të Gadafit, si një kusht për të rinisjen e një jetë demokratike në Libi.