E Diel, 1 Nëntor 2026

Birmani, vizita e Obamës sjell lirimin e mbi 400 të burgosurve

RANGUN- Birmania pritet të lirojë sot rreth 400 të burgosur. Amnistia vjen disa ditë para vizitës historike të presidentit amerikan, Barack Obama. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të pritet të hënën në Rangun ku do të takohet me presidentin Thein Sein dhe lideren e opozitës, Aung San Suu Kyi.

"Sot do të lirohen 452 të burgosur'', tha Zaë Htay, zyrtar i lartë në presidencë. 

Amnistia e fundit, ku ishin të përfshirë dhjetëra të burgosur politikë, u bë në muajin shtator, para një vizite të Thein Sein në Nju Jork.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›