Nisin me aderime të reja
Në radhët e PDK’s në këtë qytet kanë kaluar Behram Behluli, Këshilltar komunal nga radhët e PSD’së, Edon Maloku anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes në Podujevë si dhe aktivistë të tjerë. Në mesin e tyre edhe njëzetë anëtar të LDK’së kanë kaluar në radhët e PDK’së.
Udhëheqësi aktual i PDK’së në Podujevë, Naim Fetahu ka deklaruar se partia e tij pas përfundimit të zgjedhjeve do të del edhe më e fortë.
“Është e sigurt se edhe pas përfundimit të zgjedhjeve partiake, PDK-ja do të jetë më e bashkuar, më e fuqishme dhe alternativë e shpresës për të ndryshuar gjendjen e keqe në Komunën tonë”, ka thënë Fetahu, në një konferencë për media.
Ky zyrtar i PDK’së ka kërkuar bashkëngjitjen e të gjithë qytetarëve në procesin zgjedhore të PDK’së për të ndryshuar gjendjen e keqe në Komunën e Podujevës.
“Shihni se çka ka ndryshuar qyteti jonë për kaq vite. Çdo vlerësim tregon se është rritur keqqeverisjes, është rritur krimi dhe korrupsioni. Qytetarët e kanë edhe modelin tjetër. Modelin e ngritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës. Modeli i PDK-së është ngritja e mirëqenies për të gjithë - pa dallim - si për njerëzit që kanë çliruar këtë vend, si për familjet e tyre, si për pensionistët, si për të rinjtë, si për arsimtarët. Për të gjithë kemi ofruar zgjidhje dhe kemi ngritur mirëqenien. Modeli i PDK-së do të jetë alternativa e llapjanëve”, ka shtuar ai.
Deputeti i PDK’së, Latif Gashi ka bërë të ditur se afër 30 milion euro janë investuar në Llap vetëm gjatë qeverisjes katërvjeçare të PDK’së.
Ai ka përmendur, asfaltimi i rrugëve në rejonin e Gallapit, duke filluar nga Hertica e deri te Galabi ku janë investuar dhjetra milion euro që edhe pak kilometra lidhet me Karadukun, është investim ekskluziv i Qeverisë së Repulikës së Kosovës, e cila sipas tij nuk do të nadlët së investuari ka përfunduar Gashi.
Udhëheqësit e PDK-së, kanë bërë shpërndarjen e mbi 100 librezave të anëtarësisë të cilët kanë aderuar në këtë subjekt politik ,në mesin e të cilëve ka kaluar gati i gjithë subjekti PSD’së bashkë me këshilltarin e KK, të Besianës, Behram Behluli.
Radhëve të PDK’së, sot i është bashkangjitur edhe anëtari i kryesisë së VV, Edon Maloku, stomatolog, pastaj Antigone Islami, e Kushtrim Shaban.
Anëtarët e rinj të PDK’së më herët kanë qenë pjesë e LDK’së, AKR’së, dhe Vetëvendosjes. Në mesin anëtarëve të rinj janë edhe: Naim Govori, Veton Gashi, Abedin Aliu, Luanart Gashi, Avni Gimolli, Ilaz Gimoli, Fidan Sinani, Flamur Ademi, Nehat Duriqi, Dardan Kosumi, Visar Cakiqi, Pajtim Llugaliu, Euron Llugaliu, Mentor Haliti.
Procesi zgjedhor në PDK ka nisur më një nëntor dhe pritet të përfundojë brenda nëntëdhjetë ditësh.