Birmani/Zgjedhje me mashtrime te shumta
Ne Birmani te dielen pas 20 vitesh u zgjodh nje parlament i ri. Te pakten 27 milione qytetare me te drejte vote ishin thirrur nga junta ushtarake per votime. Opozita pohon se zgjedhjet nuk ishin te lira. Pas mbylljes se lokaleve zgjedhore ne Birmani ka filluar numerimi i votave. Por opozita dhe kandidatet e pavarur ankohen qysh tani per manipulime dhe mashtrim ne zgjedhje. Si per shembull U Tin Aye nga Partia Demokratike e Birmanise Ka shume forma te ndryshme te mashtrimit ne zgjedhje. Ne kemi deshmi pasi qe perfaqesuesit e partise sone ishin ne disa lokale zgjedhore dhe e kane pare qe kutite e votimit nuk ishin fare te vulosura. U Tin San nje kandidat i pavarur per dhomen popullore te parlamentit ankohet per kaosin e krijuar gjate numerimit te votave. Aty eshte nje tollovi e vertete. Ky nuk eshte numerim i rregullt i votave thote ai. Te gjitha gabimet apo manipulimet gjate numerimit te votave nuk mund te kontrollohet tha Zin Linn zedhenesi i opozites birmane ne mergim. Partite opozitare nuk kane njerez sa duhet per te qene te pranishem cdokund gjate numerimit te votave. Pervec kesaj secili qe dergon nje ankese per parregullsi ne zgjedhje duhet te deponoje nje peng prej 1.000 dollaresh amerikane. Kush mund ta beje kete pyet ai. Pritet qe partia e mbeshtetur nga junta ushtarake Unioni per Solidaritet dhe Zhvillim USDP te fitoje shumicen e votave. USDP eshte parti e krijuar se voni nga nje organizate bamirese e qeverise ushtarake. Disa gjenerale drejtues kane hequr uniformat e tyre qe si perfaqesues te partise se re te marrin poste drejtues ne qeverine e ardhshme civile te vendit.
Reagimet amerikane/Presidenti amerikan Barack Obama tha me 7 nentor ne Indi se zgjedhjet ne Birmani nuk ishin as te lira e as korrekte. Edhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton e cila aktualisht ndodhet ne Australi foli per zgjedhje jo te pastra ne Birmani. Ne i konsiderojme zgjedhjet ne Birmani si jo te pastra dhe kjo na thyen zemren. Kjo per faktin se njerezit ne Birmani meritojne dicka me te mire. Australia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te punojne edhe me tutje bashkarisht qe te perkujdesen qe nje komision nderkombetar te hetoje shkeljet e te drejtave te njeriut nga lideret politik ne Birmani dhe pergjegjesite te japin llogari. Dhe ne shpresojme qe nga keto zgjedhje do te dalin disa politikane te cilet do te trasojne nje rruge tjeter te cilet do ta kuptojne se kjo gjendje nuk mund te vazhdoje dhe do te pranojne potencialin e popullit te tyre theksoi Clinton. Ende mbetet e paqarte se kur do te perfundoje procesi i numerimit te votave dhe rezultati i zgjedhjeve.
Dojce Vele