E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksporti rruga jone drejt stabilitetit

09-11-2010 / Nga Barack Obama International Herald Tribune

Derisa Shtetet e Bashkuara po rimekemben nga recesioni gabimi me i madh qe mund te behet eshte rindertimi i ekonomise mbi te njejtin shtrat borxhesh apo perfitimesh nga spekulimet financiare. Duhet te ndertojme themele te reja me te fuqishme per rritjen tone ekonomike. Per ta arritur nje gje te tille duhet te bejme ate qe Amerika e ka bere me mire zbulimet si dhe krijimi e prodhimi i produkteve te reja qe shiten ne te gjithe boten. Ne duam te njihemi jo thjesht per ato qe konsumojme por per ato qe prodhojme. Sa me shume te eksportojme aq me shume vende te reja pune hapim ne Amerike. Per cdo 1 miliard dollare eksporte na duhen me shume se 5000 vende pune brenda vendit. Pikerisht per keto arsye e kam percaktuar dyfishimin e eksporteve amerikane si qellim per pese vjetet e ardhshem. Per ta permbushur qellimin na duhet te gjejme kliente te rinj dhe tregje te reja per prodhimet amerikane. Disa nga ekonomite me rritjen me te shpejte ne bote jane ne Azi - atje ku gjendem aktualisht per vizite. Cfaredo qe te thuhet veshtire se do te jete e tepruar krahasuar me rendesine e Azise per te ardhmen tone ekonomike. Ne Azi gjenden tri nga pese ekonomite me te medha ne bote si dhe eshte kontinenti ku shtresa e mesme po njeh rritje te shpejte.
Gjate turneut do te vizitoj kater demokraci aziatike Indine Indonezine Korene e Jugut dhe Japonine. Ne Indi i shoqeruar nga qindra biznesmene amerikane do te arrihen rezultate konkrete drejt qellimit tone per te rritur eksportet. Kontratat ne vlere prej miliarda dollaresh do te mbajne dhjetera mijera vende pune ne Amerike. Indonezia eshte anetare e G20-es. Nga angazhimi yne ne Azi eksportet amerikane ne Indonezi gjate tete muajve te pare te ketij viti u rriten me 47 krahasuar me vitin 2009. Ne Korene e Jugut me presidentin Li Mung do te arrijme nje sere paktesh tregtare qe do te kene vlere prej miliarda dollaresh per eksportet amerikane ose e thene ndryshe mijera vende pune per amerikanet. Shtete te tjera si Kanadaja apo vendet anetare te Bashkimit Evropian po arrijne marreveshje tregtare me Seulin derisa bizneset amerikane po humbasin mundesite per te shitur produktet e tyre ne kete treg. Ne takimin e vendeve te Azi-Paqesorit qe do te mbahet ne Japoni do te vazhdoj te shoh per tregje te reja per eksportet amerikane ne Azi. Sfida me e madhe e kohes sone eshte qe Amerika te jete e gatshme te konkurroje per vende pune dhe per industrite e se ardhmes. Ne kohe veshtiresish ekonomike eshte tunduese ideja qe te mbyllemi ne vetvete dhe mos ti kushtojme rendesi tregtise me vendet e tjera. Ne boten e sotme kaq te nderlidhur e te ndervarur kjo nuk eshte rruga e rritjes dhe e krijimit te vendeve te reja te punes. Qeveria se bashku me bizneset amerikane duhet te marre masa qe te nxise shitjen e prodhimeve tona jashte e me theks te vecante ne Azi. Kjo eshte rruga se si do te krijojme vende pune mireqenie dhe nje ekonomi me themele me te forta.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›