E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi krenar i shqiptareve ne Europe

09-11-2010 / Redaksionale

Bashkimi Evropian mori dje vendimin perfundimtar per heqjen e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnjes. Asgje nuk u dhurua. Ne e merituam. Me reforma dhe arritje standardesh merituam celjen e deres qe komunistet na mbyllen padrejtesisht. Politikanet e sotem shqiptare e pershendeten vendimin e liberalizimin e 8 nentorit si nje dite historike. Edhe ata pak te majte te skajshem radikale qe 8 nentorin e kishin simbol te themelimit te partise ne nje shtepi te thjeshte tiranase u shfaqen si dashamires te Europes. Ne gezim jane te gjithe prezente. U permbys keshtu per nje moment valenca e llogoreve konfliktuale pozite-opozite.
Fiks si nje qind vjet me pare nje tjeter dite historike shenoi nje arritje te madhe per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve. Ndonese ky eshte mesazhi me miqesor qe shtetet e Europes dhe kancelarite e tyre u derguan qytetareve shqiptareve ne prag te 100 vjetorin te pavaresise se tyre. Ky vendim eshte urimi me kuptim plote qe kombet e Europes u dergojne qytetareve ne 20 vjetorin e flakjes se perdes se hekurt totalitariste. Ne kete dite edhe me skeptiket heshten perballe kesaj ri-gjetje shpirterore. Festimet e ndryshme ne shesh ku entuziazmi ngjiste cdo kend si nje e buzeqeshje perdellitese.
Kuptohet vetiu se rruga per ketu ishte nje rruge e gjate e lodhshme plot pusi sterkembesha e ca si teper skepticizma. Ishte endrra e mijerave shqiptareve qe ne levizjen demokratike te dhjetorit kerkuan qe Shqiperia te ishte si Europa. Gjate ketyre 20 viteve te fundit kemi kapercyer veshtiresi te jashtezakonshme duke filluar qe prej sherimit te plageve te komunizmit te tej zgjatur qe izoloi Shqiperine. Pas ca ditesh ne i themi lamtumire poshterimin dhe certifikimit te dinjitetit tone ne radhet e ambasadave per nje cope vize.
Kesisoj pas shpalljes ne fletoren zyrtare te BE-se te gjithe ata qe kane nje pasaporte biometrike nuk do te kene me nevoje te qendrojne ne radhe perpara ambasadave por do te levizin lirshem ne zonen Schengen. Do mund te kryejne udhetime deri ne 90 dite per gjashte muaj per arsye biznesi turizmi studimi ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian duke perfshire dhe tre vendet jo- anetare po qe jane pjese e zones Schengen Islanda Norvegjia dhe Zvicra duke perjashtuar Mbreterine e Bashkuar dhe Irlanden.
Sot lejimi i levizjes se lire pa pengesa eshte ceshtje dinjiteti njerezor qe ndikon drejtperdrejt ne cilesine e jetes se qytetareve. Qeveria Berisha e mbajti fjalen e dhene. Besa e Berishes me votuesit u shperblyen ne besnikerine e realizimit te premtimeve. Ne me se 4 vjet perpjekje te qeverise eshte e drejte e ligjshme e cdo shqiptari qe sot ne kulmimin e ketyre perpjekjeve te ndjehet krenar i vleresuar dhe i barabarte me cdo qytetar te komunitetit Europian.
Shqiperia eshte nje nga vendet ku qytetaret po jetojne te lire dhe kjo vjen pas nje procesi te gjate reformash te ndermarra intensivisht nga qeveria Berisha. Liberalizmi i vizave mbetet shtylle themelore per aderimin ne BE e cila do te inkurajoje mirekuptimin nderkulturor dhe mendesine pro-europian ne rajon.
Tjeter. Eumlshte nje clirim psikologjik. Eumlshte me shume nje liberalizim psikologjik sepse eshte shume me teper sesa thjesht nje kapercim i traut te kufirit. Permbush me se fundmi endrrat e te gjithe atyre njerezve qe luftuan punuan dhe besuan per kete dite. Te gjithe atyre njerezve qe nuk u perkulen nga sfidat veshtiresite e pasigurite e nje rruge te gjate e te lodhshme. Sot u permbush deshira dhe vullneti e te gjithe atyre shqiptareve brenda dhe jashte vendit qe kontribuan ne permiresimin e imazhit te vendit. Permiresimi i imazhit do te thote se ne rrethana te tjera te barabarta rritet probabiliteti qe nje tregtar te mendoje me shume per mundesi tregtie me Shqiperine nje investitor po keshtu por edhe nje vizitor a turist.
Si do qe te kujtohet ne vitet ne vazhdim ky moment do te kujtohet si rilidhja e beses shqiptare me njerezit e kontinentin meme u kthyem ne vatren e lirise dhe begatise.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›