Gjurma e Lulezim Bashes tek arritja e 8 nentorit te vizave
Ne vepren Historia e jetes dhe e bemave te Skenderbeut humanisti i mesjetes Marin Barleti mbron te drejten e nje populli per te jetuar i lire himnizon njeriun dhe forcen e tij heroizmin njerezor dhe dashurine e natyrshme per trojet e te pareve. Me stilin e gjalle dhe elegant me te cilin shkruan Barleti deften fare mire ngase vinte fuqia e pashtershme luftuese e Gjergj Kastriotit. Ai shkruan se burimi i forces kaloresiake te pinjollit te Kastrioteve vinte kryesisht nga aftesia e tij strategjike per te bashkuar fuqine e princerve Muzaka Topia Zaharia Spani e Balshaj dhe per te adresuar forcen e tyre drejt nje qellimi te perbashket. Kronika mesjetare na meson se bashkimi dhe qellimi i perbashket ishin dy mekanizma qe ndezen makinen luftuese te Skenderbeut kundrejt ardhes se pushtuesve otomane cka u sollen bashkesise shqipfolese fitore ushtarake morale dhe politike.
Mirepo dikotomia fitimtare ne bashkim dhe qellim te perbashket ka shtyre ne sukses jo vetem personazhe madheshtore te se kaluares por edhe aspirante te tashmes. Eumlshte aktuale paradigma misheruese e bashkimit si nje strategji e perbashket. Mjaft te kemi parasysh Ministrin e Brendshem Lulezim Basha nje nder figurat e mazhorances qe eshte investuar me mish e shpirt ne liberalizimin e vizave te shqiptareve. Me nje llaf ai perfaqeson imazhin e pervojes dhe sigurise nepermjet idese se bashkimit ne nje qellim te perbashket. Prania e tij e djeshme perkrah kolegeve europiane ishte nje simbolike qe transmetonte siguri dhe seriozitet. Ai eshte nje politikan qe bind. Padyshim buzeqeshja e tij xhentile ftonte ne optimizem fisnik qindra-mijera qytetare se dita e levizjes se lire po vjen.
I datelindjes 1974 Lulezim Basha eshte nje nga politikanet qe te ardhmen e ka te pritshme. Koha ka punuar per te dhe per te ardhmen e tij politike. I diplomuar per Juridik ne Universitetin e Utrechtit ne Holande ai ka punuar me pare ne Tribunalin Nderkombetar te Hages per krimet ne Jugosllavi si dhe ne administraten e OKB-se ne Kosove. I afruar me PD-ne ne 2005 ai u be nje nga lideret e KOP-it kesaj risie liberale ne politiken e djathte shqiptare fale prezences imponuese te vizionit dhe oratorise se tij. Komiteti i Orientimit te Politikave perkunder atyre qe e perbuzin nga smira ka qene prova me e dukshme se rinia mund te aktivizohet ne politike dhe mund te transformohet ne nje dinamo te rendesishme reformash. Gjate legjislatures 2005-2009 Basha u imponua si protagonist i politikes shqiptare si Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit nga viti 2005-2007 kur ndermori ndertimin e rruges Durres-Morine e cilesuar si Rruga e Kombit qe bashkoi trevat shqiptare. Me pas si Minister i Jashtem ne 2007 ai do ti jepte nje shtyse krejt tjeter bashkimit te Shqiperise ne aleancen perendimore te NATO-s. Si Minister i Jashtem u tha homologeve se Shqiperia e tij e meriton. Punoi me pasion per Rrugen e Kombit dhe tani ka merite te jashtezakonshme ne liberalizimin e vizave. Keto nuk jane pak. Lobimi i tij ne kancelarite e oksidentit cyti interesin ndaj reformave dhe arritjes se standardeve. Prape ideja e bashkimit funksionoi per qellimin e perbashket te anetaresimit ne NATO. Pas bashkimit ne organizaten me te madhe te sigurise boterore nje tjeter sfide e priste Shqiperine. Ku liberalizimi i vizave ishte epiqendra e agjendes se qeverise se kryesuar nga Kryeministri Berisha per te bashkuar plotesisht vendin me kontinentin meme Europen. Nje tjeter sfide e priste delfinin e Berishes per te siguruar pranine e kerkeses se Ministrave te Brendshem te BE-se. Kete ai e realizoi me vendosmeri. Sepse ne te gjitha postet ku ka drejtuar eshte shquar per energji korrektesi dhe rezultate te pakundershtueshme. Ai ndoqi deri ne imtesi detyrimet shteterore per liberalizimin e vizave dhe per kete i duhet dhene e njohur publikisht nje merite te vecante. Fushata sqaruese qe ka njohur si protagonist Ministrin e Brendshem ka qene e dobishme. Qytetaret shqiptare ne pergjithesi e kane te qarte se cfare do te perfitojne nga heqja e vizave dhe ku jane vijat e bardha ku duhet te kalojne. Shqiptaret do te synojne te nxjerrin maksimumin nga rregjimi i ri i levizjes se lire. Nga ana tjeter ka pak gjasa qe ata te bien ne pozitat e shperdorimit te kesaj te drejte.