Klandestinet, kapen 336 persona ne nje muaj
Gjirokaster -Vazhdojne te jene ne rritje shifrat e klandestineve te ndaluar nga Policia e Qarkut Gjirokaster te cilet tentojne te kalojne ilegalisht kufirin me destinacion Greqine. Sipas burimeve zyrtare ne policine e Gjirokastres gjate muajit maj nga njesitet e policise kufitare te Stacionit te Policise Kakavije ne Gjirokaster dhe Carshove ne Permet jane bllokuar dhe kthyer 336 persona te cilet tentuan te kalonin ne menyre te paligjshme kufirin shqiptaro-grek. Keta persona jane ndaluar ne territorin shqiptar, fare prane vijes se gjelber te kufirit me Greqine, te pa pajisur me dokumente per te hyre ne shtetin fqinje. Gjate shoqerimit klandestinet deklaruan se kane paguar nga 700-1 500 euro per person.
B.K
B.K