E Diel, 1 Nëntor 2026

Kater muaj pa rroga, kapen ne vjedhje 3 police

Xhemil Beharaj

Tre police te sherbimit roje ne Kombinatin e Perpunimit te Thelle te Naftes ne qytetin e Ballshit, se bashku me nje person tjeter civil, jane kapur ne flagrance mengjesin e djeshem duke vjedhur nafte. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bene te ditur se kater personat jane kapur duke transportuar 7 bidona plastike me nga 30 litra gazoil secili. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bene te ditur dje se tre efektivet e policise kishte afro tre muaj qe mbaheshin nen survejimin e inspektoreve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem prane kesaj drejtorie, pas sinjalizimeve per "avullimin" e sasive te konsiderueshme te naftes ne ndermarrjen shteterore te cilen ishin ngarkuar te ruanin. Policia e Fierit tha se jane ndaluar Fatmir Hajdari, Bashkim Nuhaj, Agron Madhi dhe Idajet Shehaj, duke shtuar se ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar xhupi dhe celesat e njerit prej policeve si dhe automjeti tip "Eolksvagen" me ngjyre te bardhe e targa MK 1832 A brenda te cilit ishin futur 7 bidonet plastike me gazoil. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02.00 te mengjesit te djeshem. Policia tha se provat materiale u gjenden ne vendin ku ishte marre gazoili, te harruara prej uniformes blu, pasi kishte nxituar te largohej per te shmangur kapjen ne flagrance. Po keto burime pohojne faktin se polici i pare i ndaluar ka nxjerre pastaj edhe emrat e dy kolegeve e tij qe kane bashkepunuar ne vjedhje si dhe civilin qe i priste ne automjet jashte rrethimit te KPTHN-se. Policet e ndaluar jane marre per ore te tera ne pyetje nga eproret e tyre ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit. Burime policore thane se te ndaluarit kane pohuar vjedhjen, duke u justifikuar se prej muajit mars nuk kane marre rrogat. "Jemi 88 efektive qe kemi mbetur pa te ardhura prej kater muajsh, edhe pse kemi bere edhe pune jashte orarit-kane thene policet.-S'kemi gjetur menyre tjeter per te mbajtur familjet. Ndersa nuk po paguhemi, detyrohemi te vjedhim per te mbajtur familjet me buke". Policet kane pohuar se kane qene te ndergjegjshem per aktin e tyre, por nuk kane patur rrugezgjidhje.

Te ndaluarit, efektive te toges per ruajtjen e objekteve

Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bene te ditur se policet e ndaluar jane pjese perberese e toges prej 20 efektivesh blu me komandant Petrit Muratin. Ata punonin prej vitesh ne sektorin e ruajtjes se objekteve dhe ishin ngarkuar me detyre ruajtjen e mjediseve te Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh, si pjese perberese e efektiveve te Komisariatit te Policise se Mallakastres. Ata paguhen nga Ministria e Brendshme, ndersa fondi i pagave te tyre perballohet nga KPTHN, e cila derdh parate per llogari te dikasterit nga varen policet.

Trajtimi, pa uniforma

Tre uniformat blu te ndaluara kane treguar ne policine e Fierit se pervec rroges, ata nuk po marrin me as trajtimin e nevojshem material. "Nuk na kane dhene as uniforme policie, ndersa prej dy vjetesh nuk po na japin trajtimin me antidot, ndonese punojme mes helmeve"-kane pohuar policet. Sipas tyre, KPTHB ka kaluar fondet, por Ministria e Brendshme i ka bllokuar.

Precedenti i Vilson Priftit

Nje muaj me pare nje tjeter efektiv i policise se Fierit u kap duke vjedhur gazoil ne mjediset e Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh. Vilson Prifti ka treguar se ai kishte dy muaj qe nuk po merrte rrogen, ndersa vazhdonte punen rregullisht. Prifti ndodhet aktualisht ne gjendje arresti, ne pritje te procesit gjyqesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›