KE, 4,5 milione euro kunder korrupsionit ne gjyqesor
Komisioni Evropian do te jape 4,5 milione euro ne ndihme te sistemit gjyqesor ne Shqiperi. Programi i quajtur "Euralius II", qe eshte i dyti, do te jete nen varesine e Ministrise se Drejtesise dhe institucioneve te tjera gjyqesore. Nderkaq, qellimi i projektit ka te beje me zhvillimin e nje sistemi te pavarur, jopolitik, efektiv dhe transparent gjyqesor. Per nje periudhe 30 mujore, "Euralius II", do te fokusohet ne organizmin dhe reformen ne sistemin gjyqesor, si dhe ne menaxhimin efektiv te organeve te drejtesise ne vend. Nderkaq, sipas KE-se, programi ka gjithashtu per detyre te koordinoje administrimin e tokes, duke perfshire ne vetvete edhe ceshtjen e shumeperfolur te pronave, ende te pazgjidhur per shkak te konflikteve. Misioni do te udhehiqet nga eksperte te vendeve anetare te komisionit evropian si dhe nga perfaqesues shqiptare ne nivel qendror e vendor. Pak kohe me pare, misioni "Euralius", beri nje studim ne lidhje me punen e gjyqtareve, shpenzimeve, logjistiken etj. Gjate kesaj tryeze ata rekomanduan nismen per rritjen e pagave te gjyqtareve. Ne kete tryeze, nderkombetaret perforcuan ate qe dihet prej kohesh, korrupsionin ne te gjitha format qe lidhen me menaxhimin e buxhetit gjyqesor. "Krahasimi mes karburantit dhe dietave eshte ne proporcion jo te drejte, cka tregon per abuzim. Shteti harxhon per nje gjyqtar 661 euro karburant, 750 euro dieta si dhe 600 euro page. Te gjitha keto se bashku, i shkojne buxhetit te shtetit rreth 2 mije euro shpenzime ne muaj", thuhet ne studimin e bere nga misioni evropian dhe qe eshte bere publik ne media.
Gjyqtaret, 3,8 milione km udhetime
Sipas monitorimit te bere, gjate nje viti makinat e te gjitha gjykatave kane harxhuar aq karburant sa duhet per te pershkuar 3,8 milione kilometra, kostoja e se ciles eshte 250 mije euro. I njejti shperdorim vihet re edhe ne letrat apo bojen e harxhuar per nje dosje. E ndersa ne nje vend cfaredo, per nje dosje harxhohen mesatarisht 200 letra, ne gjykatat shqiptare kjo shifer shkon ne 600 cope per dosje.