"Birrë, gozhdë dhe sapun", pas Kosovës në Tiranë
Pas shfaqjes në Teatrin Kombëtar të Kosovës, tragjikomedia "Birrë, gozhdë dhe sapun", me autor dhe regji të Stefan Çapalikut, vjen në fundjavë në Teatrin Kombëtar. Prodhimi i teatrit "Migjeni" shfaqet të shtunën dhe të dielën, ora 19.00, në sallën "Kadri Roshi". Interpretojnë aktorët: Frederik Fistani, Agron Dizdari, Enver Hyseni, Rita Gjeka, Jozef Shiroka, Besmir Halitaj, Brikena Sinanaj, Arbion Rexhepi. Ngjarjet zhvillohen në një qytezë të ndërtuar në kohën e komunizmit. Pas mbylljes së një miniere bioksidesh, një pjesë e njerëzve kanë mbetur pa punë të pashpresë. Një i huaj vjen në qytezë dhe zgjon vëmendjen dhe ëndrrat e të gjithëve. Koreografia është realizuar nga Aldo Nika. Piktor: Hysni Halili. Garderoba: Shaqe Pepa