E Diel, 1 Nëntor 2026

Galeria e Arteve sjell pikturën e kosovarit Gjelosh Gjoka

Piktori dhe grarfiku nga Kosova Gjelosh Gjokaj, i cili artit ia kushtoi tërë qenien dhe jetën e tij vjen në një eskpozitë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 8-27 shkurt. Në Kosovë një ndër pedagogët e parë të pikturës konsiderohet dhe si pishtari i grafikës kosovare. Karrierën krijuese e filloi me grafikën figurative, dhe me pas kaloi dhe në mediumin e pikturës, duke u gjendur profesionalisht mes dy grafikës dhe pikturës. Gjelosh Gjoka jetoi për një kohë të gjatë në Itali ku realizoi dhe ciklin piktural më të fuqishëm në krijimtarinë e tij - cikiin metafizik. Në punën e tij të gjatë kreative, ky krijues përherë kultivoi të bukurën, madje edhe atëherë kur trajtoi përmbajtje të dhembshme e fytyra të trishtuara. E bukura në imazhet e tij grafike e pikturale është komponent i rëndësishëme estetike. Veprat e realizuara sipas frymës metafizike, janë ato që më së miri e legjitimojnë identitetin e lartë krijues të Gjelosh Gjokajt, që provojnë se ai është artist i ndjeshëm, mendimtar e poet. Qëndrimi i Gjeloshit në Itali (1969-1983), është koha e meditimeve të tij të thella mbi jetën, njeriun në botën e kundërthënieve dhe katandisjeve ndër më të ndryshmet. Në këtë drejtim ai krijon ciklin ''Robotet'', në të cilin njeriu si subjekt trajtues, ka ngjyrën e metalit, ngjyrën e gurit, strukturën e llamarinës. Pas Italisë, Gjelosh Gjokaj kaloi në Gjermaninë Jugore dhe u vendos në Agshurgun piktoresk, ku edhe sot jeton dhe punon. E për të vazhduar me axhendën kosovare Galeria Kombëtare ka në axhendën e saj edhe ekspozitën vetjake të piktorit Adem Kastrati.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›