“Bis Quitt” muzikë ruse në teatrin “Aleksandër Moisiu”
Pas koncertit në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ansambli instrumental i Shën Petërsburgut ka zbarkuar në qytetin e Durrësit, ku do të japë një koncert në sallën e teatrin “Aleksandër Mosiu”. “Bis Quitt” Orkestra është ansambël instrumental, i krijuar në vitin 2002 nga studentët e kolegjit muzikor “Rimski-Korsakov”, të Shën Petërsburgut. Muzikantët e rinj kanë në repertorin e tyre vepra të zhanreve dhe stileve të ndryshme klasike, xhazi, kantri, tango, latine dhe sigurisht muzikën popullore ruse. Orkestrimet janë bërë nga udhëheqësi artistik i ansamblit, Andrej Antipov. Këngëtarë të grupit janë mexo-sopranoja, soliste e Teatrit Marinskij, laureate e konkurseve ndërkombëtare, Ekaterina Sergejeva, dhe Denis Sedov, bas, solist i ftuar nga Teatri Marsinkij i Shën Petërsburgut, edhe ky laureat i konkurseve të shumta ndërkombëtare. Grupi erdhi në Shqipëri në kuadër të Ditëve të Kulturës Shpirtërore Ruse, pas një turneu të zhvilluar në Mal të Zi.