Biseda dhe lojra pranë pishinës

15/03/10 13:40
Edhe dita e sotme u jep mundësinë më të mirë banorëve për të shijuar rrezet e diellit dhe gjithë ambjentin e jashtëm të shtëpisë. Ata dalin jashtë pasi mbarojnë punët e mëngjesit dhe duke marrë rreze nuk mungojnë edhe më guximtarët që provojnë të lahen në ujin e ftohtë të pishinës. Agrëtimit të tyre përveç shakave dhe batutave, u shtohet edhe muzika e vendosur nga Vëllai i Madh. Përveç kërcimit banorët luajnë duke u munduar që të hedhin njëri-tjetrin në ujin e ftohtë të pishinës. Kështu Ada e ndihmuar nga Valoni mundohet të shtyjë Seldin në pishinë pasi ai sapo është zgjuar. Tentativa e tyre dështon dhe Seldi e merr në krahë Adën dhe e çon drejt pishinës për ta hedhur në ujë. Vajza i kërkon që ta largojë nga pishina pasi ka mikrofonin të vendosur. Kjo bën që Ada ti shpëtojë ujit të ftohtë të pishinës vetëm prej mikrofonit.
Përveç argëtimit banorët shkëmbejnë biseda të shkurtra ndërmjet tyre. Klodi u kërkon banorëve që të lëvizin sepse po rrinë shumë të heshtur. Të njëjtën gjë thotë edhe Jetmiri, por ai i drejtohet Bertinës në veçanti. Miri i thotë Bertinës që të lëvizë se është në nominim këtë javë, por Bertina i thotë se ajo nuk ka çfarë të bëjë në këto momente duke e mbyllur këtë bisedë. Erioni pasi ka parë Mirin disi të mërzitur e pyet Jetmirin për mungesën e Rezartës. Jetmiri thotë se i mungon shumë Rezarta dhe se e ka marrë malli shumë për të. Mos më pyet se vjen akoma era krevati, u mësova keq me të thotë Jetmiri dhe më pas ata bisedojnë për mundësinë organizimit të pushimeve ku të marrin pjesë të gjithë banorët e BB3.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));