Akademitë, pranimet nga konkursi specifik
15/03/2010 Përjashtohen nga provimet me zgjedhje aplikuesit për degët e arteve dhe sporteve
Renditja e fituesve, 80% nga rezultati i konkursit 20 % nga mesatarja e shkollës
Formula e renditjes së kandidatëve fitues që do të pranohen në universitetet publike gjatë vitit akademik 2010-2011, nuk do të bazohet vetëm në rezultatet e provimeve me zgjedhje. Një pjesë e konsiderueshme e programeve do t’i rendisin fituesit duke u mbështetur në rezultatet finale të konkursit të veçantë që do të zhvillohet në secilën degë. Bëhet fjalë për degët e studimeve që ofrohen në Akademinë e Arteve dhe ato të Sporteve. Për t’u pranuar në këto të fundit, nuk është kusht dhënia e provimeve me zgjedhje. “Kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në programet e studimit në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve, në programin e studimit të Edukimit Fizik në universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, mund të konkurrojnë në institucionet e arsimit të lartë publik, pa qenë të detyruar të japin provimet me zgjedhje, por këta kandidatë duhet të plotësojnë formularët përkatës sipas rastit”.
Mundësitë
Megjithatë, kjo kategori kandidatësh do të kenë mundësi të kufizuara për t’u pranuar në universitet. Shkak për këtë bëhet kushti që në listimin e 10 preferencave gjatë plotësimit të formularit A2, nuk do t’u lejohet të rendisin asnjë degë tjetër përveç atyre që u përkasin akademive, qofshin këto artistike apo sportive. Krejt e kundërta do të jetë për ata aplikues, që gjatë plotësimit të formularit A1, edhe pse kanë shprehur dëshirën për të ndjekur studimet e larta pranë akademive, janë regjistruar edhe për provimet me zgjedhje. Këta të fundit nuk janë të kufizuar në renditjen edhe të programeve të tjera që ofrohen nga Universiteti i Tiranës, Politekniku, Universiteti Bujqësor etj. Për këto degë nuk do të vlejë kushti i ruajtjes së rezultateve të arritura gjatë vitit të shkuar. Kështu, maturantët që kanë marrë pjesë në konkursin e pranimit të zhvilluar gjatë viteve të shkuara, por që nuk janë shpallur fitues në asnjë nga degët, për t’u pranuar këtë vit, do të duhet të regjistrohen sërish në konkursin e pranimit.
Konkursi
Për t’u bërë pjesë e konkursit, maturantët duhet të kenë marrë notë kaluese në dy provimet e detyruara, të cilat përcaktojnë mbarimin e shkollës së mesme. Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshëm) edhe në vitet në vazhdim. Nxënësi që është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në konkursin e këtij viti, por duhet të presë vitin e ardhshëm për të konkurruar sërish për shkollat e larta. Kjo, pasi ka kandidat duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në sesionin e vjeshtës. Rreth 80 për qind e peshës në përcaktimin e kandidatëve fitues, sipas numrit të kuotave që do të miratohen për secilin program, do ta luajë rezultati final i konkursit, ndërsa 20 për qind e mbetur i korrespondon mesatares. Kjo përqindje mund të pësojë luhatje të vogla në varësi të degës ku do të jepet konkursi. Ndonëse ende nuk janë publikuar kuotat zyrtare të pranimeve, është propozuar rritja e kuotave të pranimit për vitin që vjen.