E Diel, 1 Nëntor 2026

Biseda dhe lojra te ndryshme ne pritje te proves

Banoret jane mbledhur te gjithe ne dhomen e ndenjes dhe bisedojne per gjera te ndryshme duke nderruar here pas here temen e diskutimeve te tyre. gjate kesaj kohe ata kane filluar edhe te luajne.
Keshtu tre djemte e denuar ngacmojne Anilen e cila tashme eshte Gardiania e tyre. me pas ata luajne me njeri-tjetrin lojera te ndryshme duke filluar me tavull e deri te bixhozi.

Ne dhomen e ndenjes banoret bisedojne edhe duke luajtur. Graciano luan me Genten duke hipur mbi shpinen e saj dhe duke e puthur me pas.
Lorena eshte e pranishme por nuk behet xheloze per lojen e Gracianos dhe Gentes. Gjate kesaj kohe ata flasin per proven duke hamendesuar edhe se cfare mund te jete.

Pas nje kohe te gjate bisedash Edgari propozon qe te luajne te gjithe bashke me lojen e kungushkes. Keshtu ata fillojne te luajne te gjithe bashke dhe argetohen me kete loje kaq shume popullore ne vendin tone por Graciano nuk e ka mendjen gjate lojes dhe digjet duke u perpjekur te justifikohet. Ai tenton te prishe lojen por Edgari Franceska dhe Meti jane te vendosur te vazhdojne me tej.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›