E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon faza e shtate e Proves Javore 3 Shperblime per grupin fitues

Banoret marrin zarfin me udhezimet perkatese per realizimin e fazes se shtate te proves se kesaj jave. Kete here ata do te zhvillojne nje loje ku fillimisht do te ndahen ne dy grupe duke zgjedhur secili nga nje gogel e cila permban brenda 1 qe do te thote grupi 1 dhe 2 qe do te thote grupi 2. pasi te ndahen ne grupe banoret do te shkojne ne oborr ku ndodhen pistat e lojes.

Ne oborr ndodhen dy pista dhe banoret do te vendosen ne vije te drejte ne pisten perkatese dhe ne fund te pistes ndodhen dy ene nje me lule dhe gjethe dhe nje bosh. Banoret kane per detyre qe te transportojne lulet nga njera ene ne tjetren duke pasuar me goje lulet nga njeri tek tjetri.

Banori qe rrezon lulen ne toke duhet ta marre ate vetem me goje dhe jo duke perdorur duart. Ata duhet qe te mbushin enen me 150 copet dhe ne fund do te numerohen nese mungon ndonje prej tyre apo jo. Grupi qe e mbush me pare enen do te shpallet fitues dhe do te marre nje shperblim nga Vellai i Madh.

Ne tryeze ne oborr ndodhen birra dhe pije te tjera te cila i perfiton vetem grupi fitues i gares. Banoret duhet te kene kujdes sepse pijet do te konsumohen vetem nga fituesit dhe eshte e ndaluar qe te tjeret te konsumojne prej tyre.
Pasi Erioni u komunikon banoreve keto rregulla te gjithe behen gati dhe dalin ne oborr per te filluar garen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›