Biseda për çështje praktike, statusi është mbyllur

Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se nevojiten bisedime të reja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për çështjet praktike. Por këto bisedime nuk mund të quhen negociata, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka thënë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip GordonPhilip Gordon, në prag të vizitës në Beograd e Prishtinë.
Gordon, i cili sot qëndron në Beograd, kurse nesër në Prishtinë, ka përsëritur se SHBA është kundër ndarjes së Kosovës, të cilën e njohin si shtet të pavarur e sovran.
Nuk mund të bisedohet për statusin e Kosovës, por mund dhe duhet të bëhen përpjekje për t’i zgjidhur çështjet praktike, ka thënë zyrtari i lartë amerikan, në një intervistë për agjencinë beogradase Beta.
Bisedimet, sipas tij, bisedimet duhet të fillojnë menjëherë dhe se Prishtina e Beogradi duhet të bisedojnë drejtpërdrejt. “Nuk ka arsye të pritet mendimi i GJND-së...Ky është një proces i dobishëm dhe i domosdoshëm, pasi disa çështje janë bllokuar një kohë të gjatë”.
Zyrtari i lartë amerikan ka theksuar se integrimi evropian i Serbisë dhe gjithë Ballkanit është qëllim strategjik i administratës së presidentit Barack Obama. Por, ai ka vlerësuar se Beogradi vështirë që do të mund të arrijë deri në anëtarësimin me raportet e pazgjidhura me Kosovën. “Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të shërbejë si pikë kthese, që çështja e Kosovës të tejkalohet dhe të zgjidhen problemet praktike për të përmirësuar kushtet e jetesës së të gjithë qytetarëve”.
Në pyetjen nëse ndarja e Kosovës do të ishte e pranueshme për Washingtonin, Gordon tha se SHBA-ja nuk e mbështet një ide të tillë, sepse ky do të ishte precedent, i cili do t’i nxiste mendimet për ndarje të reja, të cilat nuk janë në interesin e askujt.
Ai ka shtuar se “ndarja nuk është opsion” edhe nëse ky do të ishte kusht nga Beogradi në këmbim të njohjes së Kosovës. “Askush nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën”, është shprehur diplomati amerikan.
“Ne e pranojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe mbajmë qëndrimin se në Kosovë, të gjithë qytetarëve duhet t’u garantohen të drejtat, me një shkallë të konsiderueshme të autonomisë, me decentralizimin si parim, mbrojtjen e objekteve fetare dhe bashkësive lokale, por gjithçka të jetë në kontekst të integritetit territorial”, tha Gordon.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit ka theksuar se Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm afrimin e rajonit të Ballkanit me Bashkimin Evropian dhe se ky është një nga qëllimet kryesore të vizitave të tij në Beograd, Prishtinë dhe Shkup.