E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedat e fundit përpara gjumit

23/04/10 05:00

Ndërsa të tjerët janë shtrirë për të fjetur, Manal dhe Hakiu duskutojnë për futjen në Big Brother. Manal i tregon me detaje ditën kur u nis nga shtëpi për të ardhur në shtëpinë e re, por të përkohshme. Ajo i trgon të gjitë rrugën që përshkoi që nga Kosova e deri në Shqipëri/ Hakiu e dëgjon me vëmndje. Më pas ata flasin për jetën e rinisë kosovare dhe Manal tregon se nuk del shpesh me shoqërinë, ndërsa aktivitetet gjatë mbrëmjes, thuajse nuk i frekuenton fare, madje as vetë nuk i pëlqen ato. Biseda e fundit për këtë natë mes dy banorëve zhvillohet për shkollën ku tregojnë për mënyrën se si funksionon dhe programet e mësimit që ndjekin.
Hakiu shkon të flejë, ndërsa Manal akoma jo. Ajo shoqëron Mirin kur del për të pirë cigare. Ndërsa Miri e ngacmon për bikutinat nëpër flokë duke e krahasuar me teto Ollgën, të dy fillojnë të flasin për Romën, qyttin ku jeton Miri në Itali. Ai thotë fjalë të bukura përcaktuese për këtë qytet si përshembull qytet i përjetshëm, qytet i magjishëm, qytet i serenatave etj. Ai shton se ky qytet ka edhe njerëz shumë të mirë. Kur Manal dëgjon këtë shprehje, merr shembullin e tij. Miri e pranon se është një produkt i këtij qyteti gërshetuar me të Vlorës. Për formimin e përgjithshëm që ka marrë në Romë, ai thotë se ka ndikuar në tipin e tij vec për mirë duke e bërë kështu një njeri më të mirë. Miri shton se ndonjëheë edhe ai e humbet fillin dhe sillet jo sic duhet, por fundja kjo është normale për këdo, pasi nuk ka njerëz perfekt. Teksa thotë këto fjalë, ai kujtohet se njeri perfekt është Hakiu, moralist e burrë i ndershëm e këto i thotë duke qeshur. Manal e dëgjon dhe thotë si kundrapyetje se përse të mos jetë i tillë Hakiu, kurse Miri, duke u bërë më serioz, ia kthen se kjo është dicka e mirë. Më pas, të dy banorët shkojnë të flenë si pjesa tjetër e banorëve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›