Matura, del fondi i pyetjeve për Letërsinë

Për herë të parë, MASH publikon një shpjegues për provimet e maturës
Programi shpjegues përmban modele pyetjesh, ku duhet të përqendrohen maturantët për provimet e fundit
Është hera e parë në historinë e maturës shtetërore që MASH publikon një formular shpjegues për nxënësit që do të japin provimet e fundit të arsimit parauniversitar. Ky vendim i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ka ardhur pas kërkesave të maturantëve për të pasur në dorë një manual që t'u shpjegonte se me çfarë do të përballen në muajin qershor.
Në shpjeguesin që ndahet në dy pjesë, pjesa parë për provimet e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe dhe e dyta për provimin e Matematikës. Aty studentë do të njihen me llojet e pyetjeve që do të përmbajnë provimet e maturës, me alternativa, specifike apo edhe modele esesh që do të duhet të shkruajnë gjatë provimit.
Vç kësaj, shpjeguesi përmban edhe modele të ndryshme pyetjesh, të cilat orientojnë nxënësit, mbi temat që duhet t'u kushtohet rëndësi. Gazeta "Shekulli" në ditët në vijim do të botojë të plotë shpjeguesin për të dy provimet, të Letërsisë dhe të Matematikës.
Shikoni dokumentin ne pdf