E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedat më Serbinë vetëm me garant ndërkombëtar

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, duke i komentuar idetë e shfaqura në Parlamentin Evropian për rolin e Serbisë në Kosovë, ka thënë se Serbia nuk mund të ketë kurrfarë roli në Kosovë.

Në një bisedë me BBC-në, kryediplomati kosovar, është shprehur se idetë për rolin e Serbisë në Kosovë janë të rrezikshme.

“Për çfarëdo roli të Serbisë në Kosovë për të cilin mund të flitet, duhet të thuhet se kjo është jorealiste, jo funksionale dhe nëse doni është edhe e rrezikshme. Dhe absolutisht është ftesë për tensione të reja”, ka thënë Hyseni.

Ai ka shtuar se mendimi i GJND-së do të jetë një moment interesant, një moment i rëndësishëm. Por, ai ka theksuar se pritet, sikur janë më të mëdha, sesa ndikimi që ky vendim do të ketë.

“Po pritet në shtensionim të përnjëhershëm dhe instant të marrëdhënieve me Serbinë ose njohje masive të Kosovës. Njohje në grumbull vështirë që do të ketë. Do të ketë përshpejtim të procesit të njohjeve, por unë nuk jam nga ata që pres 20-30 ose 40 njohje të përnjëhershme. Kam përshtypjen se po ngrisim pritje të pazakonshme edhe për sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ka thënë Hyseni.

Qëndrimi i gjykatës dihet se nuk do të jetë obligativ për Kosovën, por Hyseni vlerëson se ai mund të ketë një efekt psikologjik në vende të ndryshme, të cilat ende nuk kanë marrë një qëndrim për Kosovës. “Dhe pikërisht ky efekt mund të jetë vendimtar që ato të marrin vendim për Kosovën, Dhe unë pres që do të ketë njohje, dhe do të ketë shtim të njohjeve. Natyrisht se njohjet do të jenë individuale, vijnë nga shtete veç e veç e tjera”.

Sipas Hysenit, Kosova është e përgatitur, për aq sa mund të jetë, që të përballet me të gjitha obstruksionet dhe ofensivën dhe pengesat që Serbia i vendosë para Kosovës. Por, ai theksuar se “kjo përplasje” tashmë më nuk është vetëm mes Kosovës e Serbisë, por në të janë përfshirë edhe shumë shtete të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›