E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejohet Soni me Mirkon

Ka qenë padyshim një dashuri me shikim të parë. Një ndjesi që nuk është vonuar, por i ka hedhur të dy në krahët e njëri-tjetrit, jo vetëm për të kërcyer, por edhe për t’u “rebeluar” në magjinë e dashurisë. Ajo që zbuluam pak javë më parë ne të “Bluetooth”, i ka kapërcyer tashmë kufijtë e një lidhjeje të fshehtë, përkundrazi është zyrtarizuar.

Këngëtarja Soni Malaj është fejuar me partnerin e saj, balerinin italian Mirko. Shkëndijat e të dyve gjatë atyre provave ranë në sytë e të gjithëve, ndërkaq çifti nuk e mohoi asnjë çast atë që ndjente para të gjithëve. E aq më tepër që ata aktualisht kanë bërë edhe njohjen familjare. Por përveç kësaj, ky duket se është viti i Sonit.

Ditën e Shën Valentinit, në 14 shkurt, këngëtarja hodhi në treg albumin e saj të fundit, “Unik”, e ndërsa kanë kaluar vetëm dy muaj ai është shitur i gjithi, duke shënuar kështu një sukses të padiskutueshëm të këngëtares.

Soni ndërkaq, po shfaqet në ekranet muzikore pikërisht me një këngë të albumit të saj të ri, të titulluar “Kalle”, që është pritur më së miri nga audienca. Dalja nga konkursi “Dancing With the Stars” duket sikur nuk i ka shqetësuar aspak Sonin dhe Mirkon pasi kanë mjaft gjëra personale me të cilat do të merren.

(Bluetooth)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›