Së shpejti martohet me Dhuratën!

Rozë: Çfarë është duke bërë këto ditë Fisniku?
Fisnik: Punoj me një produksion (metronome production ), ku jemi në përfundim e sipër të një emisioni dhe disa projekteve tjera artistike. Kjo është sa i përket profesionit tim. Ndërsa kam edhe disa pune tjera që më sjellin të ardhura, por që nuk janë pjesë e profesionit tim.
Rozë: Cilat janë projektet tua momentale?
Fisnik: Për momentin jemi në përgatitje të një show televiziv, që do të transmetohet gjatë verës. Është projekt që po i kushtohemi maksimalisht. Kam edhe disa të tjera projekte, duke filluar me një shfaqje dhe serial që janë në proces të punës e që pres deri kah fundi i verës me qenë gati.
Rozë: Ka kohë që nuk të kemi parë në skenë? Pse?
Fisnik: Së shpejti do të jem në skenë para publikut…..Po, është e vërtetë që nuk kam qenë para ekranit kohëve të fundit apo edhe në teatër. Të vetmin angazhim e kam pas me një projekt që quhet “forum teatër”, ku kemi realizuar diku rreth 20 repriza në Kosovë. Kjo nuk nënkupton që nuk kam qenë aktiv me profesion, sepse e kam shfrytëzuar kreativitetin tim në shumë projekte tjera artistike që më kanë sjellë të ardhura.
Rozë: Ju keni qenë pjesë e serialit “Tre gjermanët e trashë”, një serial shumë i ndjekur në atë kohë. Pse është ndërprerë ky serial dhe a mendon që ai të ka sjellë te fama?
Fisnik: 3GJT, nëse nuk gaboj, janë transmetuar diku 74 episode gjithsej. Ideja fillimisht ka qenë që me i përfunduar diku 30 episode dhe pastaj me ndërpre. Por, kemi vazhduar edhe ma shumë dhe kjo nënkupton se ka qenë kërkesa e publikut. Mandej në sezonin e fundit ndodhën disa mosmarrëveshje ndërmjet disa aktorëve dhe producentëve, gjë që ishte arsye e vonesave të pagave. Kështu filloi një mosinteresim i komplet stafit. Mandej ishte po ashtu frika që do të kalojmë në monotoni te publiku që na kishte përcjellë për 3 vjet rresht. Përndryshe sa më përket mua, është gabim i madh që janë ndërpre 3GJT. Por, nuk do të thotë që nuk do të ketë më “3 Gjermanët e trashë”, pasi që i kemi pasur disa takime muajt e fundit dhe ka disa ide që të vazhdohet, por në një koncept ndryshe.
Edhe, po, është e vërtetë që seriali më ka bërë të famshëm.
Rozë: Sa është i frekuentuar teatri nga qytetarët? Dhe sa shpesh ju e vizitoni teatrin?
Fisnik: Shumë pak ose hiq. Nuk e di a është mungesë e kulturës sonë të përgjithshme pse nuk vizitohet më shpesh teatri, gjendja e rende ekonomike apo rëndësia e teatrit në shoqërinë tonë. Kjo është një temë që duhet analizuar edhe nga njerëzit që udhëheqin teatrot në Kosovë, se sa po i ofrohet publikut produkt i mirë, një shfaqje me një marketing të mirë apo mënyra se si me sjellë publikun në teatër. E kam pas përvojën me përjetuar me shfaqjen “3 Gjermanët e trashë”, ku kem pas shikueshmërinë shumë të madhe - diku rreth 8000 shikues e kanë përcjellë këtë shfaqje. Është kënaqësi e madhe që gjithmonë të kesh publik. Kam pas edhe përvoja me shfaqje të ndryshme kur kemi dhëne premierën dhe pastaj kemi luajtur për 6 vetë, siç ndodh në shumë shfaqje në Kosovë. Unë personalisht e përcjell shumë teatrin, e dua shumë, normal i përket profesionit tim.
Rozë: Çfarë mendoni për aktrimin në Kosovë? Sa vlerësohet te ne arti?
Fisniku: Kosova ka aktorë shumë të talentuar dhe të mirë, por mendoj që kemi mungesë të kulturës së punës në përgjithësi. Ky është krejt një problem që po krijohet si mungesë e projekteve të ndryshme madhore, ku aktorët angazhohen shumë pak. Është për mjerim sepse e vetmja punë ku mund të mbijetoni si aktor janë serialet televizive( nuk po i përmendi skeçet që xhirohen për 8 mars apo festa të ndryshme)….Paramendoni sikur në Kosovë të prodhohen shumë filma ku angazhimi i aktoreve është i domosdoshëm, atëherë do të shihni se vërtet ka aktorë shumë të mirë në Kosove. Arti te ne vlerësohet shumë pak apo edhe hiq. Prapë po e ndërlidhi me punën e teatrit që folëm ma herët, që ka shumë faktor tek ne që të bëjnë të mendosh shumë. Po e citoj një thënie të një mikut tim të vjetër, që është edhe shumë autokritik për ne, thotë: “nëse një popull nuk është i civilizuar dhe i kulturuar sa duhet, atëherë fajet i kanë artistët”.
Rozë:Fisnik, si e ke prit lajmin që do të bëhesh baba?
Fisniku: Ka qenë një lajm shumë i mirë në përgjithësi, edhe pse kam qenë i hutuar sepse ka qenë një befasi shumë pozitive që për një moment ma ka ndryshuar jetën dhe shumë plane. Të them të drejtën me padurim po e pres momentin kur do të bëhem baba, në shumë momente nuk më besohet ende.
Rozë: Kur po planifikoni të martoheni?
Fisniku: Së shpejti.