E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedë telefonike Obama-Rajoy për krizën në eurozonë

UASHINGTON- Presidenti amerikan, Barack Obama zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy për krizën e borxhit në zonën euro, bëri të ditur sot Shtëpia e Bardhë.

"Obama i bëri thirrje kryeministrit Rajoy për të diskutuar në lidhje me kushtet ekonomike në zonën euro", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

Spanja njoftoi një plan kursimesh prej 100 miliardë eurosh deri në vitin 2014, por vendi aktualisht nën presion të rëndë nga tregjet, pavarësisht kësaj përpjekjeje ekonomike, nuk përjashton një kërkesë për ndihmë financiare nga partnerët e saj evropianë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›