Kerry: Janë përdorur armë kimike në Siri, përgjegjësit do mbajnë përgjegjësi
SHBA-Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry është shprehur se gjatë sulmit të fundit në Siri janë përdor armë kimike dhe akuzon presidentin Bashar al-Assad për shkatërrimin e dëshmive.
John Kerry e ka quajtur sulmin me armë kimike të javës së kaluar si mungese morali dhe që do të shokojë ndërgjegjen e të gjithë botës. Ai u shpreh gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka informacion shtesë rreth sulmit dhe do ta bëjë publike në ditët e ardhshme. Kerry tha se bombardimi më pas i zonës ku mendohet të jenë përdorur armë kimike nuk është veprim i një qeverie që përpiqet të bashkëpunojë me ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
“Ajo që pamë javën e kaluar në Siri duhet të na vëjë në punë ndërgjegjen. Vrasja e civilëve, grave e fëmijëve të pafajshëm me armë kimike, është e turpshme. Nga cdo pikëpamje është e pafalshme. Për Obamën ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Përdorimi i këtyre armëve, fyerje për mbarë njerëzimin”, tha Kerry.
Sipas Kerry, ato armë kimike që janë përdorur në Siri mund të përdoren në mbarë botën, ndaj duhet reagim. Sekretari i Shtetit amerikan
tha se armët kimike nuk mund të përdoren pa pasoja dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurohet se ndërmerren masat e duhura për t’u siguruar që armë të tilla të mos përdorën kurrë në të ardhmen.
Ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera është shtuar presioni për të zgjidhur konfliktin 2 vjeçar në Siri, pas njoftimeve se javën e kaluar u përdorën armët kimike në periferi të kryeqytetit Damask, duke vrarë qindra njerëz.
Po sot më herët, gjatë një vizite në Indonezi, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë në Siri vetëm së bashku me komunitetin ndërkombëtar dhe mbi baza ligjore në përgjigje të njoftimeve për përdorimin e armëve kimike.
Rusia ndërkohë paralajmëroi sot fuqitë perëndimore kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake në Siri. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij, “do të përsërisnin gabimet e së kaluarës" në se ndërhynin në Siri.
Ngjarja e rëndë në Siri e cila ndodhi më 21 gusht, ku mbetën të vrarë qindra njerëz, ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mendojnë për një ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë. Presidenti sirian Assad i mohon të gjitha akuzat për sulmin me armë kimike.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Hetimet për armët kimike në Siri, sulmohet ekipi i OKB Siria, Lavrov: Rusia nuk hyn në luftë edhe në rast ndërhyrjeje ushtarake Bisedë telefonike Putin-Cameron mbi çështjen siriane Shqipëria dënon përdorimin e lëndëve helmuese në Siri Shqipëria në hartën e bazës së sulmit mbi Sirinë