Bisedime ekonomike SHBA-Kinë

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë filluan sot bisedimet dy ditore ndërmjet dy ekonomive më të mëdha në botë.
Sekretari i Thesarit, Timoti Gajtner dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e udhëheqin delegacionin amerikan, i cili pritet t`i bëjë thirrje Kinës që të lejojë rritjen e vlerës së juanit.
Delegacioni kinez, i prirë nga zv/kryeministri Vang Kishan, do të kërkojë garanci se 1.200 miliardë dollarët amerikanë të Kinës që janë Thesarin e SHBA-ve janë të sigurta.