Obama: Bin Ladeni mbështetej nga rrjeti në Pakistan
Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se Osama bin Ladeni me siguri ka pasur "një lloj" rrjeti mbështetjës brenda Pakistanit.
Duke folur në televizionin amerikan, Obama tha se natyra e kësaj mbështetjeje mund të zbulohet vetëm nga hetimet që do të bëhen nga Pakistani dhe SHBA-të.
Obama i bëri këto komente një javë pasi komandot amerikane vranë Bin Ladenin në një sulm jo larg Islamabadit.