Bisedime me Piquen

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, shpreson të fillojë bisedimet me mbrojtësin Gerard Pique rreth vazhdimit të kontratës në javët e ardhshme.
22 vjeçari, i cili ka kontratë me gjigantin katalan deri në vitin 2012, pritet të diskutojë rreth vazhdimit të marrëveshjes aktuale.
Laporta pret që bisedimet të fillojnë para përfundimit të këtij sezoni, duke siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit spanjoll.
“Pique është njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë. Shpresoj të arrijmë marrëveshje të re me të para përfundimit të mandatit tim”, tha Laporta.