E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vaart nuk largohet nga Real

Rafael van der Vaart ka qenë titullar në ndeshjet e fundit të Real Madridit dhe kjo ka ndryshuar gjendjen e tij në Santiago Bernabeu. Mesfushori holandez ka thënë se do të largohet nga Real vetëm nëse klubi merr vendim të tillë.

“Synimi im është të përfundoj sezonin këtu dhe të respektoj kontratën që kam me Real Madridin. Jam shumë i lumtur sepse kam luajtur shumë mirë në javët e kaluara. Kam qenë titullar në katër ndeshjet e fundit, kemi luajtur mirë dhe i kemi fituar të gjitha këto ndeshje. Por, nëse detyrohem të largohem, do të largohem”, deklaroi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›