Carragher mbetet në Liverpool

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, nuk dyshon se Jamie Carragher do të vazhdojë kontratën në klub.
Mbrojtësi anglez zhvilloi ndeshjen e tij të 600-të për klubin kundër Portsmouthit në fundjavë, por ishte kritikuar për disa paraqitje të dobëta këtë sezon.
Megjithatë, Benitez ka insistuar se 31 vjeçarit do t’i ofrohet kontratë e re. “Ai ka edhe 18 muaj në kontratën e tij. Jemi shumë të kënaqur me të dhe nuk shoh asnjë problem nëse ai vazhdon të luajë në shkallë të njëjtë”, deklaroi Benitez.