Lyon nuk dorëzohet për titull

Olympique Lyon nuk është dorëzuar në shpresë për titullin e kampionit në Ligue 1, edhe pse ka 10 pikë më pak se kryesuesi Bordeaux, ka thënë trajneri Vlaude Puel.
Lyon barazoi 1-1 në Monaco të dielën, por synon të përfundojë vitin 2009 me fitore ndaj Montpellier të mërkurën.
“Jemi larg nga fundi i sezonit dhe ka edhe shumë për të luajtur. Na pret një tjetër ndeshje të mërkurën dhe duhet të fitojmë. Pastaj do të kemi kohë të rikuperojmë disavantazhin pas rikthimit të futbollistëve të lënduar”, tha Puel.