E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedime midis BE-s dhe Maqedonisë

Pala maqedonase përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Antonio Milloshovski dhe dy zëvenëskryeministrat, ai për Integrime, Vasko Naumovski dhe për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi.

Përfaqësues i Brukselit do të jetë Karl Bildt, ministër i Jashtëm i Suedisë që është kryesuese e radhës e BE-së.  Korrespondenti i BBC-së në Shkup thotë se me këtë rast zyrtarët nga Shkupit do të përpiqen të bindin mikpritësin e tyre se Maqedonia është duke përmbushur reformat që kërkohen prej saj.  Temë diskutimi janë kriteret ekonomike dhe politike, përmbushja e MSA-së si dhe bashkëpunimi financiar.

Ky takim pason atë të të liderëve kryesorë të vendit, fundjavën që lamë pas në të cilin konfirmuan vendosmërinë e tyre për të punuar në realizimin e agjendës evropiane. Kjo nënkupton miratimin me procedurë të shpejtuar të disa ligjeve që kërkohen nga Brukseli, përfshirë këtu dhe vënien në jetë të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ky veprim i politikanëve në Shkup, erdhi pas vizitës së Komisionerit të BE-së për Zgjerim, Olli Rehn. Maqedonia pret në mes të shtatorit një raport nga Komisioni Evropian i cili do të duhet të përcaktojë shpejtësinë e rrugës së saj të integrimit. Ajo thuajse prej katër vjetësh ka statusin e vendit kandidat. /bbc/start

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›