E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Arteve zhvillohen nesër konkursin

Plot 450 studentë do ti nënshtrohen ditën e nesërme konkursit për tu pranuar pranë Akademisë së Arteve, ku vetëm 140 prej tyre do të fitojnë të drejtë studimi. Shpallja e kandidatëve fitues do të bëhet më 31 korrik. 

TIRANE- Ditën e nesërme zhvillohet testi special për konkurrim në Akademinë e Arteve, ku do të marrin pjesë 450 kandidatë.
Burime nga Rektorati i Akademisë së Arteve bënë të ditur se nga rreth 450 kandidatë që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve të larta në programet e caktuar, vetëm 140 prej tyre do të fitojnë të drejtë studimi. Shpallja e kandidatëve fitues do të bëhet më 31 korrik dhe pas kësaj procedure do të fillojë llogaritja e pikëve finale, me të cilat këta kandidatë do të shpallen fitues sipas kuotave të miratuara.

Sipas rregullores së provimeve, është përcaktuar që për pranimet në akademitë, qofshin këto artistike apo sportive, nuk do të jetë e nevojshme dhënia e provimeve me zgjedhje. Rreth 80 për qind e peshës në përcaktimin e kandidatëve fitues do të mbulohet nga rezultati i konkursit dhe 20-përqindëshi i mbetur nga nota mesatare e arritur në katër vjetët e shkollës së mesme. Ndërsa për maturantët që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve në fakultetet e tjera publike 80 për qind do të përcaktohet nga rezultatet e katër provimeve të maturës dhe pjesa e mbetur nga nota mesatare e shkollës së mesme. (a.r/ata/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›