Hyseni: Statusi i Kosovës, Jeremiç sheh ëndrra
“Pandehma se vendimi i Gjykatës do të izolojë më tutje Kosovën dhe rrjedhimisht do të detyrojë Kosovën të ulet për do farë bisedimesh për statusin janë sa të paqëlluara dhe pa mbështetje, janë po aq qesharake dhe do të thosha janë një ëndërr, e cila nuk realizohet”, ka thënë ministri Hyseni, të dielën për Express. “Madje edhe ata që e shohin këtë ëndërr, jam i sigurt që nuk besojnë në të”.
Pasi nuk mundi të imponojë opsionet e veta gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës në procesin e udhëhequr nga Martti Ahtisaari dhe as të parandalojë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, diplomacia serbe që nga 17 Shkurti është fokusuar në pengimin e njohjeve për shtetin ri dhe anëtarësimin e tij në organizata ndërkombëtare.
Një nga sukseset e diplomacisë serbe është kalimi i rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së përmes së cilës Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është ngarkuar të nxjerrë një mendim këshillues rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Duke iniciuar procesin në Gjykatën e Botës, në tetor të vitit të kaluar, Serbia ka shpresuar se procesi i njohjeve për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare do të bllokohet tërësisht.
“Kosova nuk mund të izolohet. Është njohur nga 62 vende të botës. Madje 19 sosh e kanë njohur pavarësinë e Kosovës pas kalimit të Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Është njohur nga gati 70 për qind e GDP-së botërore”, ka thënë ministri Hyseni, duke përmendur anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare edhe e institucioneve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, qoftë politike, qoftë financiare”, ka thënë ai.
Ministri Hyseni thotë se të gjitha aksionet e Beogradit që janë ndërmarrë pas deklaratës së pavarësisë, nuk kanë qenë befasi për institucionet e Kosovës. “Pengesat e deritashme kanë qenë pengesa krejtësisht të parashikueshme dhe unë do ta them pa modesti, kushdo që nuk i ka parashikuar këto pengesa, duhet të ketë qenë në gjumë të thellë. Këto janë pengesa që kanë qenë të parashikueshme dhe të pritshme”.
Përpjekjet e Serbisë për të penguar Republikën e Kosovës që të zërë sa më shpejt vendin e vet në skenën ndërkombëtare, ai i pret edhe në të ardhmen, por beson që ato do të dështojnë. “Sido që të jetë, këto janë përpjekje dëshpëruese të Republikës së Serbisë për të rikthyer një gjendje, e cila tashmë është histori. Në fund të fundit, kjo është një luftë, por me mjete të tjera, me mjete të ndryshme. Luftë të cilën Kosova gjithsesi do ta fitojë’, ka thënë ministri Hyseni.
Shefi i diplomacisë kosovare beson se Gjykata e Drejtësisë do të nxjerrë një mendim këshillëdhënës që do të jetë krejtësisht i paanshëm, neutral dhe që nuk obligon asnjë palë. Ministria e Punëve të Jashtme është autorizuar të merret me rastin e Kosovës në Gjykatën e Hagës. Para dy javësh, Prishtina ka deponuar dokumentin e dytë me komente, përmes të cilave ka kundërshtuar argumentet e Serbisë dhe të ndonjë shteti tjetër kundër pavarësisë së Kosovës.
“Bazuar në gamën e argumenteve që Kosova ka parashtruar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, bazuar në shumësinë që kanë prezantuar edhe vendet e ndryshme në favor të pavarësisë së Kosovës, jemi të prirur të vlerësojmë, gjithashtu se GJND-ja do të rikonfirmojë të drejtën e Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë ministri Hyseni.
Procesi në Gjykatën e Drejtësisë pritet të përfundojë në pranverë të vitit të ardhshëm. Vlerësimi më i shpeshtë i ekspertëve të huaj për opinionin që do të nxjerrë Gjykata është se ai do të mund të interpretohet si fitore nga të dyja palët. Sidoqoftë, pas eliminimit të kësaj sfide, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës pret zhvillime pozitive dhe në asnjë mënyrë prapakthim, siç pretendon Serbia. “Them kushtimisht, do të ketë një shpërthim njohjesh, jo ndoshta në intensitetin e asaj që kemi parë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, por sigurisht do të ketë një përshpejtim të proceseve në shumë rrafshe”.