Nënkryetari i LDD-së jep dorëheqjen
"Dorëheqja ime le të jetë motiv shtesë dhe inkurajim për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LDD-së për të promovuar dhe zhvilluar idenë e bashkimit dhe integrimit si vlera të papërjashtueshme të filozofisë politike rugoviane", ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Berim Ramosaj.
Ramosaj ka njoftuar se do të vazhdojë të merret aktivisht me politik, por do të jetë i pavarur politikisht dhe siç deklaroi në Parlamentin e Kosovës do të mundohet të reflektojë zërin e arsyes dhe profesionalizmit në institucionin më i lartë. Ai gjithashtu me këtë rast tha se edhe më tej do të vazhdojë me projektin e tij për ribashkimin e LDD me LDK.
Berim Ramosaj ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe njëri nga ideatorët e formimit të kësaj partie. Ramosaj më parë ka qenë kryeshef i ekzekutivit në Komunën e Prishtinës, gjatë viteve 2001-2003, pastaj këshilltar për çështje ekonomike i presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, 2003-2006 dhe tani është deputet i Parlamentit të Kosovës. Po ashtu Rmosaj është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës. /rtv21/start