E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet, “ The Economist”: Nëse ka vullnet, ka edhe rrugëdalje

Nëse ka vullnet, ka edhe rrugëdalje. Kështu nis shkrimi i prestigjiozes “The Economist”, rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, duke iu referuar marrëveshjes së fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë për vulat doganore, marrëveshje kjo që u arrit më 3 shtator. Serbia me këtë marrëveshje pranoi që mallrat të mund të eksportohen apo të kalojnë përmes Serbisë të zhdoganuara nga “Doganat e Kosovës” ndërkaq, Kosova do ta heqë embargon e saj ndaj mallrave serbe, embargo kjo e nisur qysh në muajin korrik. Ndërkaq, Borko Stefanoviq, kryenegociatori serb, pranoi se tashme Serbia i njeh vulat ekzistuese por shtoi se doganat nuk janë atribut i sovranitetit. Megjithatë, kjo gazetë përmend edhe faktin se, pavarësisht nëse doganat janë apo jo atribut i sovranitetit dhe nëse i është lejuar apo jo Kosovës të ketë të shkruar në vulat e saj doganore “Republika e Kosovës”, eksporti i Kosovës është i pakët, përveç hekurishteve dhe disa mineraleve. Arsyeja përse serbët tani po nguten t’i pranojnë vulat të cilat kanë mundur t`i njohin qysh në vitin 2008, mund të ketë të bëjë diçka me vizitën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Beograd, më 23 gusht. Ajo atje tha se përderisa Serbia t`i shpërbëjë “strukturat e saja paralele” në Kosovë, nuk do të mund ta marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›