E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni Bler, kumbar i vajzës së Rupert Murdochut

BBC citon se ish-kryeministri britanik, Toni Bler, ishte prezent marsin e kaluar kur u pagëzuan dy vajzat e Murdochut me gruan e tretë.

Zyra e Toni Blerit ka refuzuar të komentojë lidhur me raportin, i cili hedh rreze të reja drite mbi lidhjet e ish-Kryeministrit me manjatin e medieve.

Bler, i cili thuhet të ketë qenë i veshur me të bardha gjatë ceremonisë, raportohet të jetë kumbar i Grace-s, fëmija i dytë më i vogël nga gjashtë fëmijët e Murdochut.

Fotografi nga ceremonia e cila u zhvillua pak javë para zgjedhjeve në Britani u botuan në revistën “Hello”, por prania e Toni Bler nuk u përmend në atë kohë.

Në artikullin në revistën “Vogue” Toni Bler përshkruhet nga zonja Deng si një nga “miqtë më të ngushtë të Rupert Murdochut”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-05 15:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›