Gjyqi ndaj Zhak Shirak fillon pa praninë e tij

Një raport mjekësor theksonte se ai kishte humbje memorieje dhe se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë.
Shirak, i cili mohon akuzat, i ka kërkuar Gjykatës së Parisit që avokatët e tij mbrojtës ta përfaqësojnë atë dhe gjykatësi e ka pranuar kërkesën.
Ai është ish-lideri i parë francez i cili vendoset para gjyqit që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, teksa rrezikon deri në 10 vite burg nëse shpallet fajtor.
Shirak, i cili ishte kryebashkiak i Parisit nga 1977 deri në vitin 1995 akuzohet se ka paguar anëtarë të partisë së tij për punë komunale që nuk ekzistojnë./Start/F. Prroni/
2011-09-05 18:20