E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç-Prishtinës: Mos dërgoni doganierë në veri

Autoritetet e Prishtinës planifikojnë që në vendkalimet me Serbinë të dërgojnë zyrtarët e tyre doganorë dhe kjo pjesë nuk është rënë dakord në Bruksel, ka thënë kryenegociatori serb në bisedime, Borisllav Stefanoviç.

"Shteti ka informacione se Prishtina po e planifikon këtë në ditët e ardhshme", ka thënë Stefanoviç për mediat serbe ndërsa ka shtuar se pikat kufitare nuk kanë temë e dialogut në Bruksel.

Ai ka paralajmëruar autoritetet kosovare se një gjë e tillë është e papranueshme për Serbinë dhe se "aksioni i Prishtinës mund të shkaktojë pasoja të rënda".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›