E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet Cooper te premten ne Beograd


Ndërmjetësi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper do të vizitojë të premten Beogradin dhe të hënën Prishtinën, në përpjekje për të kthyer në tryezën e bisedimeve dy palët.

Sipas gazetës serbe “Blic”, Cooper do të bisedojë me autoritetet serbe mbi temat që do të trajtohen në raundin e ardhshëm të dialogut.

“Në radhë janë energjitika, telekomunikacioni, prezantimi rajonal i Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura më parë. Ndërsa situata në pikat kufitare të Kosovës është jashtë axhendës”, njofton gazeta serbe.

Megjithatë, gazeta shkruan se, nëse zyrtarët serbë do ta hapin cështjen e doganave në veri të Kosovës, zyrtari evropian do t’i dëgjojë pretendimet e tyre.

“Blic” njofton më tej se ndërmjetësi evropian do të takohet me ndërmjetësin serb Borko Stefanovic, ndërkohë që takimet me ministrin e Brendshëm Ivica Dacic dhe atë për Kosovën, Goran Bogdanovic nuk janë konfirmuar.

Raundi i dialogut i parashikuar për më 27 dhe 28 shtator dështoi për shkak të insistimit të Serbisë për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Drashkovic: KFOR-i u provokua nga serbët
Politikani serb, Vuk Drashkovic ka deklaruar se KFOR-i u provokua nga ekstremistë serbë ditën e shkëmbimit të zjarrit në lagjen e boshnjakëve në veri të Kosovës. EULEX bastis zyrat administratës së Policisë
Policët e EULEX-it nga Njësia për hetimin e krimit të organizuar kanë kryer një operacioni të bastisjes dhe arrestimit, lidhur me hetimet e pohimeve për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim. Thaci: Jo dialog politik me Serbinë
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka përjashtuar çdo mundësi të dialogut politik me Serbinë. Ai tha se deklarimet lidhur me mundësinë e këtij dialogu nuk janë të vërteta dhe se negociata me Serbinë mund të zhvillohen vetëm kur ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Mitrovicë, shpërthim pranë stacionit policor
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesnatën e kaluar në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. “Kosova, progres për vizat”
Në muajt e ardhshëm do të nisë dialogu me Kosovën për liberalimin e vizave. Këtë e ka bërë te ditur Komisionerja  Europiane, Sesilja Malmstrom në konferencën rajonale në Ohër me Ministrat e Brendshëm të Rajonit.

Lajmet kryesore

Withers letër shqiptarëve
Ish-ambasadori flet per Wikileaks, raportimet dhe akuzat
Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Prishja e shtëpive në Sauk
Legalizimi i ndërtimeve në Tiranë
Hetim gjykimit të Bares

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›