E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gratë në parlament", në fundjavë në teatrin e Metropolit

Komedia "Gratë në parlament", e shkruar nga Aristofani 2400 vite më parë vjen në Teatrin e Metropolit në datën 8 tetor, e interpretuar tërësisht nga burra.

Komedia flet për një grup femrash me në krye Praksagorën të cilat kanë në qëllim në vetvete, të bindin burrat që tu lënë në dorën qeverisjen e qytetit të Athinës. Gratë maskohen si burra dhe shkojnë në parlament, ku arsyetojnë se përse vendin duhet të ta udhëheqin gratë.
 

Në rolet kryesore interpretojnë aktorët Devis Muka, Besmir Bitraku, Roland Saro, Endri Cela, etj. Publiku i kryeqytetit do të mund ta shikojë këtë shfaqje çdo të premte, të shtunë dhe të dielë, nga data 8 tetor deri në 20 nëntor.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›