Shkoder - perparesi evakuimi i banoreve te mbetur ne zonat e prekura
Ne Shkoder situata vazhdon te jete tejet e renduar per shkak te permbytjes e cila ka detyruar rreth 14 mije njerez te evakuohen nga zonat e rrezikut. Ne keto kushte gjykojne autoritetet perparesi ka evakuimi i banoreve te mbetur ne zonat e prekura si dhe furnizimi i te evakuarve me ushqime dhe me uje te pijshem. Por ky operacion tani per tani mund te realizohet vetem me ndihmen e helikoptereve dhe barkave pasi rruget automobilistike jane te permbytura nga uji. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Pellumb Sulo ishte me helikopter ne komunen e Velipoje dhe beri filmime nga ajri.