E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine- Beograd bisedimet jo para fundit te vitit

Bisedimet ndermjet Prishtines e Beogradit per ceshtjet teknike te interesit te perbashket nuk do te mund te fillojne perpara krijimit te institucioneve te reja te Kosoves qe do te dalin nga zgjedhjet e jashtezakonshme te dhjetorit. Zyrtare te BE-se thone se nuk presin qe bisedimet te fillojne deri nga fundi i ketij viti pavaresisht njoftimeve te mediave ne Beograd per mundesine e takimit te nivelit te larte me 18 dhjetor.

Autoritetet serbe thone se presin qe ne nje periudhe te rihapet ceshtja e statusit te Kosoves per te arritur sic thone nje kompromis historic ndermjet dy popujve nderkohe qe udheheqesit politike ne Kosove kane deklaruar se bisedimet do te zhvillohen vetem ne cilesine e dy shteteve te pavarura per ceshtjet e interesit te perbashket. Nderkohe kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci ka kundershtuar mundesine e perfshirjes se OKB-se ne bisedimet mes dy paleve duke vleresuar se Kosova eshte shtet i pavarur dhe nuk ka nevoje per ndermjetesues. Por ai la te hapur mundesine qe Uashingtoni dhe Brukseli te luajne rol ne bisedime.

Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›