Rigjykimi i Haradinajt zhvillohet me 23 shtator
Konferenca Statusore per gjykimin e ish-komandantit te UCK-se dhe liderit aktual te AAK-se Ramush Haradinajt i cili ngarkohet per krime ne Kosove gjate luftes me 1998 do te mbahet me 23 shtator para Gjykates se Hages raportojne agjencite serbe te lajmeve.
Keshilli i Apelit i Gjykates se Hages me 21 korrik ka miratuar ankesen e Prokurorise se Gjykates per vendimin e shkalles se pare me te cilin Haradinaj ishte liruar nga 37 pikat e akuzes duke vendosur qe gjykimi pjeserisht te perseritet. Gjykimi do tu perseritet edhe dy te akuzuarve te tjere Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt qe te dy ish-pjesetare te UCK-se. Sipas B92 tre te akuzuarit ngarkohen per krime ndaj te burgosurve ne kampin e roberve te UCK-se ne fshatin Jabllanice nga marsi deri ne shtator te vitit 1998. Javen e shkuar Keshilli Gjyqesor i Gjykates se Hakes e ka kundershtuar kerkesen e mbrojtjes per lirim te perkohshem perkatesisht mbrojtje ne liri te Haradinajt dhe Brahimajt te cilet ndodhen ne paraburgim ne Hage.