Zelande rritet numri i viktimave te termetit

Bilanci i viktimave të tërmetit në Zelandën e re agravohet dhe më tej. Janë 98 të vdekur e 226 të humbur pas tërmetit me magnitudë 6.3 që shkatëroi Christchurch, qytetin e dytë për nga madhësia në Zelandën e Re. Lajmin ë bëri të ditur zëdhënësi i policisë duke theksuar se mes viktimave janë dhe dy foshnja përkatësisht 5 dhe 9 muaj.
Ndërkohë operacionet në terren janë përqëndruar në rekuperimin e trupave pasi shpresa për të mbijetuar të tjerë konsiderohet e shuar tashmë. Edhe kërkimet e mëtejshme konsiderohen të rrezikshme për shkak të mundësisë së shembjes së godinave gjysëm të shkatërruara. Në mënyrë të veçantë shqetësuese është gjendja e një ndërtese me 26 kate që para tragjedisë natyrore ishte një hotel luksi.