E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Prishtine- Beograd faza perfundimtare e konsultimeve

Kabineti i shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka bërë me dije se përgatitjet për të nisur dialogun Prishtinë-Beograd janë në fazën përfundimtare. Në Prishtinë, në ditët e fundit, ka qëndruar.“Ne po kryejmë raundin përfundimtar të konsultimeve para dialogut Prishtinë-Beograd. Presim që pas këtij raundi, dialogu të fillojë në javët e ardhshme”, ka thënë për Evropën e Lirë zëdhënësja e kabinetit të Ashtonit, Maja Kocijancic.

Kabineti i shefes së diplomacisë evropiane, ka bërë me dije se do diskutohen ato çështje teknike që promovojnë bashkëpunimin. Ky kabinet, që pritet të jetë lehtësues në bisedime, nuk ka dhënë datë të saktë për fillimin e dialogut.

Dialogu, që është miratuar në parim nga liderët e të dyja vendeve dhe ka marrë mbështetjen ndërkombëtare edhe përmes një rezolute nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, vjeshtën e vitit të kaluar, është menduar të nisë si një lloj bashkëpunimi dhe të relaksojë raportet e ngrira ndërmjet Serbisë dhe shtetit më të ri, Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›