SHBA sanksione ndaj Libise. Mbyllin ambasaden ne Tripoli

SHBA vendosin sanksione të njëanshme ndaj Libisë dhe mbyllin ambasadën e tyre atje. Vendimi synon të ushtrojë presion ndaj qeverisë për të ndaluar dhunën kundër protestuesve anti-qeveritarë. Sanksionet parashikojnë ngrirjen e të gjitha pasurive të udhëheqësit libian, Moamer Gadafi, të tri djemve, një vajze dhe anëtarëve të administratës së tij.
Sipas presidenti Obama vazhdimi i dhunës dhe trazirat në vend “përbëjnë një rrezik të jashtëzakonshëm” për sigurimin kombëtar dhe politikën e jashtme të Amerikës. Ndërkohë që sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut për të dënuar shkeljet e këtyre të drejtave nga qeveria libiane kundër popullit të vet.