E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Prishtine- Beograd fillon ne Bruksel raundi i katert

Në Bruksel fillon raundi i katërt i bisedimeve Kosovë- Serbi. Në fokus të këtij raundi mbeten regjistrat civilë dhe kadastralë, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat shkollore. Gjithashtu në këtë raund do të hapen edhe dy tema të reja, ajo e trashëgimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve. Delegacionin e qeverisë së republikës së Kosovës e përfaqëson zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.  Ndërsa ekipin negociator serb e udhëheq Borislav Stefanoviq, i cili paraprakisht është shprehur për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, se për Beogradin ekziston mundësia e bisedimet për të gjitha temat dhe jo vetëm ato teknike.

“Është tërësisht e pasaktë që të dyja palët, siç thuhet në Prishtinë, janë pajtuar që të bisedojnë vetëm rreth çështjeve teknike. Nuk është e vërtetë as që kjo ka qenë parakushti për ne, për dialog”, citohet Stefanovic. Për të është e kuptueshme mënyra se si e paraqet këtë dialog Prishtina, në aspektin terminologjik, por kjo nuk është e vërtetë.

Stefanoviq ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të delegacionit kosovar, Edita Tahiri, sipas të cilës të dyja delegacionet kanë rënë dakord që në fillim të bisedimeve se në tryezën e dialogut do të shtrohen vetëm çështje teknike. Tahiri ka thënë se Beogradi, megjithatë, po bën presion për  një kahje më tepër politike.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›