E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet, Stefanoviç: Zgjidhjet në përputhje me Kushtetutën

BRUKSEL - Takimi mes delegacionit kosovar dhe atij serb në kuadër të bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd ka vazhduar edhe gjatë pasdites.

Para nisjes se bisedimeve, shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri tha se sfida me e madhe është se si Serbia të implementojë marrëveshjet e arritura në raundet e mëparshme të dialogut.

“Kjo ka të bëjë me vullnetin politik të liderëve politikë në Beograd dhe më pas të kreut të delegacionit serb Stefanoviç, në këtë tryezë bisedimesh”- ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, kreu i delegacionit serb, Stefanoviç theksoi se të gjitha zgjidhjet do të bëhen në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Nuk do të lejojmë që të na fusin në ndonjë kurth me implementimin nëse kërcënohet integriteti i vendit tonë. Qeveria do të gjejë mënyrat për të implementuar këto marrëveshje, por nuk do ta bëjmë kurrë në ndonjë mënyrë që mund të cënojë Kushtetutën apo ligjet tona, kjo është shumë e rëndësishme si për Prishtinën ashtu edhe për ne.”-tha Stefanoviç.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›